“Instagram wtf”, Sara Hoxha ngre alarmin për opsionin e ri në IG

Publikuar me datë:

Një situatë e pazakontë ka vënë në siklet Sara Hoxha, e cila ka vendosur ta ndajë hapur me ndjekësit e saj në Instagram. E shfaqur në makinë përmes një Instastory, ajo është shprehur e habitur dhe e irrituar për një problem që lidhet me llogarinë e saj, ku sipas saj foto personale po bëhen të dukshme për të tjerët pa dijeninë e saj.

“Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!” – ka shkruar ajo në anglisht, duke lënë të kuptohet se nuk e ka të qartë funksionimin e këtij opsioni.

Por kjo nuk është e gjitha. Situata është bërë edhe më e sikletshme kur Sara ka kuptuar se mund të ketë dërguar fotografi gabimisht tek persona të ndryshëm në “Direct Message”.

Përmes një mesazhi në shqip, ajo ka kërkuar falje publike:

“Kujdo i kam çu foto, ja kam çu pa dashje, kërkoj ndjesë.”

Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar, dyshohet se gjithçka mund të lidhet me një funksion të ri të Instagramit që është aktivizuar pa dashje.

Një moment konfuz për Sarën, por padyshim një episod që i ka bërë ndjekësit e saj të buzëqeshin… dhe ndoshta të kontrollojnë menjëherë mesazhet e tyre!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...