Ftesa te Kombëtarja shqiptare mungon për bomberin, klubi anglez e nis “ankandin” me 5 milionë paund

Publikuar me datë:

Lorent Tolaj është bomberi shqiptar, që ka shpërthyer me Plimuth në Angli. Sulmuesi realizoi 21 gola dhe asistoi tetë të tjerë në të gjitha kompeticionet, për këtë edhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Plimuth në “League One” të Anglisë ka vendosur një çmim, për çdo klub që është i interesuar. Bëhet fjalë për 5 milionë paund, që anglezët kërkojnë të përfitojnë nëse Tolaj largohet.

Derbi Kaunti në Championship dhe Rejnxhërs në Skoci janë interesuar tashmë për shërbimet e Tolajt. Për t’u theksuar vlen edhe fakti, që në të ardhmen mund të luajë për Shqipërinë.

Tolaj është aktivizuar te moshat e Zvicrës, por asnjëherë me ekipin e parë. 24-vjeçari është në rritje, pasi edhe gjatë edicionit të kaluar shënoi 15 gola dhe asistoi tetë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]