Ashensorët evropianë nuk janë të sigurt? Studimi ngre alarmin, çfarë u zbulua

Publikuar me datë:

Një studim i prezantuar në European Congress on Obesity 2026 në Stamboll ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ashensorëve në Evropë, duke argumentuar se shumë prej tyre janë projektuar mbi baza të vjetruara dhe nuk pasqyrojnë më realitetin fizik të popullsisë.

Sipas studiuesit Nick Finer, ish-profesor i Mjekësisë në University College London, standardet aktuale të industrisë vazhdojnë të bazohen në një peshë mesatare prej 75 kilogramësh për person, kriter që ka mbetur pothuajse i pandryshuar për më shumë se dy dekada.

Studimi analizoi 112 ashensorë të instaluar nga viti 1970 deri në 2024 në disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportit, deri në fillim të viteve 2000 disa kompani kishin rritur kufijtë e peshës për personat që mund të përdorin ashensorin, por ky proces harmonizimi duket se është ndalur që prej vitit 2002.

Studiuesit paralajmërojnë se problemi nuk lidhet vetëm me rehatinë, por edhe me sigurinë teknike të ashensorëve.

“Dështimi i prodhuesve të ashensorëve për t’u përshtatur me rritjen e obezitetit dhe ndryshimet në madhësinë trupore çon në mbivlerësime të kapacitetit të ashensorëve, duke rritur kohën e udhëtimit dhe potencialisht duke komprometuar sigurinë”, deklaroi Finer gjatë forumit në Stamboll.

Sipas tij, shumë prodhues po heqin dorë gradualisht nga kriteri i bazuar vetëm te pesha dhe po llogarisin kapacitetin sipas hapësirës që zë trupi i pasagjerëve. Një person me peshë normale, sipas standardeve aktuale, zë rreth 0.21 metra katrorë hapësirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...