Netanyahu vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, takim me Mohammed bin Zayed pas tensioneve me Iranin

Publikuar me datë:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një vizitë që duket se është bërë në sekret të plotë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan CBS News.

Gjithshtu mediat e huaja shkruajnë se Netanyahu është takuar me presidentin e vendit Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Më pas këto deklarata u konfirmuan edhe nga zyra e Netanyahut, duke thënë se ai “takimi përparoi marrëdhëniet midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Zbulimi i vizitës vjen pas një raporti të Ëall Street Journal se Emiratet e Bashkuara Arabe kryen sulme ushtarake kundër Iranit muajin e kaluar.

Vendi nuk e ka konfirmuar publikisht informacionin. Ndërkohë, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, tha se Izraeli kishte dërguar sisteme dhe personel të mbrojtjes ajrore Iron Dome në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas një zyrtari amerikan, Netanyahu kishte udhëtuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2018 për t’u takuar me Mohammed bin Zayed.

Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin vendi i parë arab që nënshkroi Marrëveshjet e Abrahamit në vitin 2020, duke normalizuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Blerta Dragusha merr detyrën e Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Prof. Dr. Blerta Dragusha ka marrë zyrtarisht detyrën e...

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...