U arrestua për ngacmim seksual, përfundon në spital kirurgu

Publikuar me datë:

Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në komisariat.

Sipas informacioneve, mjeku nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë për kontrolle mjekësore.

Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së EKG-së, është konstatuar se ai vuan nga probleme kardiake.

Mjekët kanë vendosur që Nunka të mbahet nën kujdes spitalor dhe monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related