Moti i keq lë pa energji elektrike disa zona në Malësinë e Madhe, OSHEE në terren për riparimin e defekteve

Problemet me furnizimin me energji elektrike kanë prekur disa zona në Malësinë e Madhe, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Sipas njoftimit të OSHEE Malësi e Madhe, pa energji elektrike kanë mbetur e gjithë Lugina e Shkrelit, zona e Gruemirës, fshatrat Buzë-Uji dhe Zagorë.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme është ndërprerë energjia elektrike edhe në një zonë të Vermoshit.

OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira atmosferike për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe