Moti i keq shkakton probleme me energjinë elektrike në Lezhë

Reshjet e shiut e shoqeruar ne ere kanë përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së së dielës, duke sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike.

Si pasojë, ndërprerje të energjisë janë regjistruar në disa zona, përfshirë një pjesë të qendrës së qytetit, por edhe në disa fshatra.

Ndërkohë, grupet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren, ku po identifikojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq dhe po vlerësojnë mundësitë për ndërhyrje me qëllim rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

SITUATA NË TERITORIN E QARKUT LEZHË , datë 23.11.2026 ora 08:00.

Në territorin e Qarkut Lezhë situata paraqitet e qetë, mbizotërojë një mot I vrenjtur e me reshje. Gjatë 24 orët e shkuara territori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët, sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak Gjadër kanë rënë 6 mm shi

▪️︎ Nga Bashkia Kurbin nuk raportohen probleme. Ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Milot për pak kohë, por pas ndërhyrjes së grupeve të punës së OSHEE, situata është normalizuar.

▪️︎ Nga Bashkia Lezhë raportohen këto probleme: Ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike në zonat rurale, ku rrjeti elektrik është tepër i amortizuar. Pa energji janë Fideri I Kallmetit , me dshattat Kallmet, Troshan, Blinisht, Piraj, Fishtë, Krajen. Fideri nr.7, një pjesë e lagjes Nënë Tereza të qytetit Lezhë, fideri 9, që furnizon zonën e Ishull Lezhë, pjesën e Vainit, fideri 9, që furnizon zonën e lagjes Shehër të qytetit Lezhë. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

▪️︎ Nga Bashkia Mirditë raportohen këto probleme probleme: janë pa energji elektrike fshatrat Prosek, Perlat, Malaj, Fang, Katund I Vjetër, Rrasfik. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparim e tyre.

▪️︎ Furnizimi me ujë të pijshëm ka vazhduar rregullisht, po kështu dhe pjesët e tjera të teritorit me energji elektrike.

▪️︎ Akset rrugore kombëtare dhe rurale janë kalueshme dhe pa probleme të shfaqura deri tani.

▪️Hidrovorët janë në gadishmëri.

▪️︎ Niveli i lumit Drin, Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe