Futbolli i vajzave i “falet” Vllaznisë, Shqipëria këtë vit me dy ekipe në Champions League…

Publikuar me datë:

Sot, Shqipëria është në majat e futbollit europian të femrave në rang klubesh. Dhe kjo vetëm falë performancave fantastike disa vjeçare të Vllaznisë së Shkodrës në skenën europiane.

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka hyrë tani në fazën e tij më interesante. Jemi në Final 4 dhe njohim dy çiftet gjysmëfinaliste. Gramshi vs Vllaznia dhe Teuta vs Apolonia. Do të luhet me dy takime vajtje-ardhje, me sistem eliminimi. Në rast barazimi, skuadra e renditur më mirë në kampionat kalon në finale.

Por, lajmi i mrekullueshëm është se në këtë sezon të ri europian 2026-2027, Shqipërinë do ta përfaqësojnë 2 skuadra në Champions League. Dhe siç e thashë më lart, kjo vetëm falë performancave fantastike disa vjeçare të Vllaznisë së Shkodrës në skenën europiane. Unë nuk e di kur meshkujt do të kenë 2 skuadra në Champions League…

Ndoshta nga viti 2070… Unë nuk e di kur një skuadër shqiptare e meshkujve do të shkojë në grupet e Champions League… Por Vllaznia e Shkodrës për femra e ka bërë realitet këtë. Na ka bërë dhe vazhdon të na bëjë shumë krenarë! Vllaznia e Shkodrës, me president Lazër Matija, është modeli për t’u ndjekur. Në sportin shqiptar në përgjithësi dhe në futbollin shqiptar në veçanti. /Nga Ervin BAKU/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...