I dënuar me 11 vite burg për vrasje, arrestohet në Tiranë shtetasi kosovar

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka finalizuar arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është Anton Allakaj i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Pejës.

Mësohet se Allakaj u dënua me mbi 11 vite burgim për vrasje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 10 vite.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi dokumente të falsifikuara që i kërkuari përdorte për t’u fshehur nën emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Mësohet se tashmë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...