‘Nuk ka vend për panik nga hantavirusi’/ Mjekja: Rreziku vjen nga ndotja, por shumica e rasteve janë të lehta

Publikuar me datë:

Aurora Dollenberg, mjeke në Gjermani, e ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar shqetësimin dhe bujën e krijuar së fundmi rreth hantavirusit, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për panik apo frikë nga një pandemi e re.

Sipas saj, hantavirusi nuk është një virus i panjohur apo i ri për mjekësinë, ndërsa rastet me komplikacione serioze mbeten të rralla dhe jo standarde.

Dollenberg u shpreh se shumica dërrmuese e pacientëve që kanë rezultuar pozitivë kanë kaluar simptoma të lehta ose kanë qenë asimptomatikë, duke shtuar se vëmendja e madhe mediatike ka bërë që të shtohen edhe testimet dhe rrjedhimisht identifikimi i rasteve pozitive.

Mjekja shqiptare në Gjermani nënvizoi se hantavirusi lidhet kryesisht me kontaktin me minjtë dhe ambientet e ndotura, duke përmendur se raste të tilla janë raportuar edhe më herët në Shqipëri, veçanërisht në zonat veriore pyjore.

Ajo paralajmëroi se ndotja urbane, mbeturinat dhe mungesa e higjienës në qytete krijojnë terren për përhapjen jo vetëm të hantavirusit, por edhe të infeksioneve të tjera bakteriale e virale.

Dollenberg apeloi për më shumë kujdes ndaj pastërtisë dhe higjienës publike, sidomos gjatë stinës së verës, kur temperaturat e larta ndikojnë në rritjen e infektimeve.

Deklarata e plotë:

"Për fatin e mirë nuk vjen fare era pandemi. Edhe unë personalisht jam goxha e irrituar, që kaq shumë po bëhet bujë hantavirusi në kohën që nuk është as virus i ri, nuk është ndonjë problem aq i rrezikshëm siç transmetohet nëpër media, që gjithmonë një përqindje e caktuar e popullatës mund të kenë një dobësi imunitare, mos të kenë fare aftësi mbrojtëse ndaj viruseve të tilla dhe mund të kenë komplikacione si qytetarja franceze ose edhe një të vdekur gjermane kemi pasur në anijen e Afrikës Perëndimore.

Pra, raste me komplikacione ka gjithmonë, por këto nuk janë standarte. 99% të pacientëve të cilët e kanë parë, kanë qenë pozitivë me hantavirus në anije kanë qenë me simptoma të lehta ose pa simptoma fare. Kështu që unë nuk jam fare e shqetësuar dhe po çuditem që po bëhet kaq shumë bujë.

Pasi asnjëherë nuk i kemi pasur shpërthime në një anije ose në një institucion të caktuar të Hantavirusit.

Siç mund ta imagjinoni, është një një virus i zakonshëm, si rezervuar normal tek minjtë dhe kontakti që ka njeriu me minjtë është gjithmonë i kufizuar, vetëm te profesione të caktuara si te bujqit, te fermerët, te ata që punojnë në pylltari.

Madje edhe në Shqipëri në të kaluarën tonë kemi pasur raste të raportuara me hantavirus në pjesën e Shqipërisë veriore në pyje. Dhe tani ka zbritur dhe në qytet sepse dhe metropolet janë të mbibymbytyra me ndotje, me fekalet e minjve të cilët po ashtu përbëjnë një rrezik për kushtet higjeno-sanitare të kryeqyteteve evropiane dhe sa më shumë që në këto ditët e fundit hantavirusi ka qenë në fokus, aq më tepër kemi rezultuar pozitiv shumë pacientë që kanë ardhur me simptoma gripi, me disa përkeqësime pastaj pas javës së dytë, është zbërthyer si për hantavirus dhe kanë dalë pozitiv sepse jo se nuk nuk kanë qenë më përpara, por tani që po ne i testojmë, po na dalin dhe gjithnjë më tepër pozitiv.

Të qëndrojmë larg ndotjes, minjve do ishte gjëja më e thjeshtë. Atë që faktikisht mund ta imagjinojmë secili prej nesh që kudo që kemi një mbipopullim me minj, me kanalet e ujërave të zeza, kemi mbeturina të cilat nuk hiqen çdo ditë siç është e parashikuar nga bashkia e qyteteve, por qëndrojnë aty disa ditë më gjatë, patjetër që kemi një rrezik për infeksione.

Hantavirusi është një prej atyre viruseve që minjtë e mbartin, por kemi dhe Klebsiella-n, kemi Salmonelën, pra ka shumë infeksione të tjera, jo vetëm virale por dhe bakteriale, edhe të grupit të parazitëve të tjerë të zorrës, të cilët në momentin që ne e shohim në ambientin tonë rrethues që kemi më shumë se ç’duhet mbindotje dhe nuk reagojmë, mos të çuditemi që tani me rritjen edhe të temperaturave të verës, rritet dhe numri i infeksioneve të tilla".

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La derën e bankës pa mbyllur dhe iku në tualet, zbardhet rrëfimi i rrojes së arrestuar

“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së...

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...