Pavarësisht përdorimit të ujit me presion nga policia për t’i shpërndarë, protestuesit janë rigrupuar, një pjesë pranë “Piramidës” dhe të tjerë afër parkut “Rinia”, ku forcat e rendit kanë krijuar një kordon sigurie.
Edhe pas ndërhyrjes së policisë me autobotë ujëhedhës, protestuesit janë mbledhur sërish në afërsi të parkut “Rinia”.
Një grup tjetër qytetarësh është pozicionuar përgjatë Bulevardit. Ndërkohë, janë vërejtur lëvizje të automjeteve të policisë që kanë patrulluar në disa zona të Tiranës.
