Policia hap rrugën para protestuesve, largohet bllokada në Parkun “Rinia”

Një grup protestuesish është pozicionuar pranë parkut Rinia, në zonën e Tajvanit, ku përballë tyre janë vendosur forca të shumta të policisë, të cilat kanë formuar një ‘gardh’ mbrojtës.

Pas disa minutash, forcat e policisë u tërhoqën dhe u drejtuan në drejtim të Kryeministrisë.

Më parë, një nga protestuesit ishte ndaluar nga policia. Për të shpërndarë turmën, autoritetet përdorën ujë me presion, ndërsa pamjet tregonin edhe lëvizje të policisë me qëllim shpërndarjen e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe