Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka folur gjatë nisjes së protestuesve nga Shkodra drejt Tiranës, ku opozita do të zhvillojë protestën e saj.
Hoti u shpreh se nga Shkodra pritet një pjesëmarrje e madhe në mbështetje të studentëve dhe qytetarëve protestues, duke theksuar se kjo është një protestë që i përket gjithë Shqipërisë.
Sipas tij, qëllimi është rrëzimi i qeverisë aktuale, të cilën e cilësoi si një qeveri që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë.
Ai bëri thirrje për mbështetjen e studentëve, duke i cilësuar ata si fëmijët e të gjithë shqiptarëve që po kërkojnë një të ardhme më të mirë.
“Të gjithë në Tiranë!”, ishte mesazhi i deputetit demokrat.
