Ministria e Shëndetësisë nuk ka dërguar përfaqësues në mbledhjen e komisionit parlamentar ku pritej të prezantohej dhe diskutohej buxheti për vitin 2027. Mungesa ka shkaktuar reagimin e deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili e konsideroi këtë veprim si shpërfillje të Kuvendit dhe detyrimit për llogaridhënie.
Spahia akuzoi ministren e Shëndetësisë se, njësoj si kryeministri Edi Rama, po shmang përgjegjësinë për të raportuar përpara deputetëve mbi planifikimin e fondeve publike.
Sipas tij, mosparaqitja në Komision është një shkelje e frymës së përgjegjshmërisë institucionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një sektor jetik si shëndetësia.
