Vllaznia – Apolonia, supersfida e javës së 6-të në Kategorinë Superiore të futbollit të vajzave

Java e gjashtë e Kategorisë Superiore Vajza për sezonin 2026/2027 do të sjellë përsëri emocionet e futbollit këtë fundjavë, me ndeshje të planifikuara për datat 7 dhe 8 nëntor.

Të shtunën, do të luhen dy sfida që nisin njëkohësisht në orën 10:00: Teuta do të presë Lushnjen, ndërsa Egnatia do të përballet në fushën e saj me Partizanin.

E diela do të ofrojë një nga ndeshjet më të pritura të javës: Vllaznia dhe Apolonia, dy prej skuadrave pretendente të këtij sezoni, do të masin forcat në një sfidë që nis në orën 12:00. Po këtë ditë, në orën 14:00, Atletik Klub do të përballet me ekipin e Kinostudios.

Pasi janë zhvilluar pesë javë, Apolonia ndodhet në krye të tabelës me 15 pikë të plota, e ndjekur nga Vllaznia dhe Teuta që kanë grumbulluar nga 12 pikë secila.

Programi i javës së gjashtë:
E shtunë, 7 nëntor
Teuta – Lushnja, ora 10:00
Egnatia – Partizani, ora 10:00

E diel, 8 nëntor

Vllaznia – Apolonia, ora 12:00

Atletik Klub – Kinostudio, ora 14:00

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe