Kapet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e çiftit me sëpatë në vitin 2020, në banesë iu gjetën armë dhe granata

Një shtetas shqiptar 43 vjeç është arrestuar në Athinë, pasi dyshohet se është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur më shumë se gjashtë vite më parë në një banesë pushimi afër Loutrakit në jug të Greqisë.

Policia greke raportoi se ndalimi i tij u realizua të enjten, në lagjen Kato Patissia, gjatë një operacioni ku u angazhuan edhe forcat e antiterrorit.

Gjatë operacionit, 43-vjeçari tentoi të kundërshtonte arrestimin, por u dominua dhe arrestua nga policia. Në apartamentin ku ai ishte strehuar, u sekuestrua një pistoletë, si edhe dy granata dore. Bashkë me të u arrestua edhe një grua 41-vjeçare, e cila dyshohet se i kishte ofruar strehim.

Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 11 tetor të vitit 2020. I arrestuari dyshohet se hyri me dhunë në një banesë të vogël pranë plazhit Flambouro, në Loutraki, ku jetonte ish-partnerja e tij me origjinë ukrainase.

Aty, ai dyshohet se ka kryer vrasjen me sëpatë të ish-partneres së tij dhe të dashurit të saj me shtetësi greke.

Pas ngjarjes, shqiptari akuzohet se ka marrë para dhe bizhuteri nga banesa e viktimave dhe është larguar me makinën e gruas. Më tej, automjeti u gjet i djegur në një zonë rurale të izoluar, çka dyshohet se u bë për të fshehur provat.

Nga burime të autoriteteve shqiptare rezulton se, pas arrestimit, këto autoritete informuan homologët grekë se 43-vjeçari ishte objekt i një kërkimi ndërkombëtar edhe në Shqipëri, i dyshuar për një tentativë grabitjeje të armatosur.

Policia greke bëri të ditur se gjatë kohës që ishte në arrati, i arrestuari përdorte një leje qëndrimi të falsifikuar. Ai gjithashtu rezulton i përfshirë në hetime të mëparshme për vepra të ndryshme penale të lidhura me drogën, mbajtjen pa lejë të armëve, lojërat e fatit si dhe shkelje të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe