Nis rindërtimi i shtëpisë së familjes Kruja në Shkodër, tre muaj pas zjarrit që shkrumboi banesën

Në gusht, flakët i lanë pa shtëpi. Në nëntor, familja Kruja sheh të ngrihen sërish muret e banesës së saj në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër. Një proces që ka nisur falë solidaritetit të qytetarëve, të cilët u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë një familjeje me shtatë anëtarë, që humbi gjithçka nga zjarri.

Mes tyre është edhe Blerim Kruja, operator dhe reporter me një kontribut shumëvjeçar në mediat lokale dhe kombëtare. Së bashku me bashkëshorten, katër fëmijët dhe nënën e moshuar, ai po përpiqet të rikthejë në këmbë shtëpinë që u shkatërrua nga flakët.

Tre muaj pas tragjedisë, puna për ndërtimin e banesës së re ka nisur, por fondet e mbledhura deri më tani nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet. Për këtë arsye, familja ka ende nevojë për ndihmën e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

Me afrimin e dimrit, çdo ditë ka rëndësi që familja të mund të rikthehet sa më shpejt në një banesë të sigurt. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, është një ndihmë konkrete për përfundimin e rindërtimit.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme, është hapur një fushatë në platformën GoFundMe, ku mund të kontribuojnë përmes linkut:

https://www.gofundme.com/f/te-bashkohemi-per-familjen-kruja⁠

Edhe shpërndarja e këtij apeli është një formë e rëndësishme mbështetjeje, për ta përcjellë thirrjen te sa më shumë njerëz.

Nga një shtëpi e shkrumbuar në gusht, te themelet e një banese të re në nëntor, familja Kruja ka nisur një rrugëtim të vështirë për të rindërtuar jetën. Solidariteti e bëri të mundur hapin e parë. Tashmë, nevojitet që ai të vazhdojë deri në momentin kur shtatë anëtarët e familjes të kenë sërish një çati mbi kokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe