OSHEE njofton se ditën e premte, më 6 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Malësisë së Madhe.
Sipas njoftimit, stakimi do të kryhet për shkak të ndërhyrjeve në Nënstacionin e Vrakës dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Banorët e zonave të prekura këshillohen të marrin masat e nevojshme për të përballuar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike.
Zonat që do të mbeten pa energji janë paraqitur në hartën bashkëlidhur njoftimit të OSHEE-së.


