Imeld Sokoli publikon pamjet nga Velipoja dhe ironizon gjendjen jashtë sezonit: Plazhi në Evropë shndërrohet në hapësirë rekreative, këtu mbetet i braktisur

Këshilltari bashkiak Imeldi Sokoli ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si administrohet hapësira bregdetare në Shkodër, duke sjellë si shembull praktikat e qyteteve evropiane për shfrytëzimin e plazheve edhe pas përfundimit të sezonit turistik.

Në një postim në rrjetet sociale, Sokoli ka publikuar dy fotografi të bëra me 24 orë diferencë, përmes të cilave vë përballë dy realitete të ndryshme. Sipas tij, ndërsa në qytetet evropiane plazhet jashtë sezonit kthehen në mjedise rekreative ku qytetarët mund të kalojnë kohën, në Shkodër bregdeti mbetet i lënë pas dore, me mbetje dhe struktura të beach bareve ende të pranishme.

Këshilltari thekson se problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e investimeve dhe shërbimeve, por edhe me zbrazjen e zonës nga njerëzit, duke e lidhur këtë fenomen me emigracionin masiv.

Sokoli ia atribuon largimin e rreth 1 milion shqiptarëve politikave të ndjekura, ndërsa nënvizon se bregdeti i Shkodrës ka potencial të madh, i cili nuk po shfrytëzohet në shërbim të komunitetit.

Sipas tij, hapësirat bregdetare duhet të jenë të aksesueshme dhe funksionale për qytetarët gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajt e sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe