Rrëzohet në oborrin e banesës, 58-vjeçari nga Toplana dërgohet me helikopter drejt Traumës

Një 58-vjeçar nga fshati Toplanë, në Vau të Dejës, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është dëmtuar nga një rrëzim aksidental.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në ambientet e jashtme të banesës së tij. I dëmtuari, i identifikuar me inicialet P. G., ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së tij është vendosur transportimi me helikopter drejt kryeqytetit për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe