Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.

Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime konfidenciale nga policia kanë bërë me dije se vajza nuk ka shprehur asnjë shenjë pendesë pas ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe