EMRI/ Me pistoletë dhe 600 gramë kanabis në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë

Një 20-vjeçar, i identifikuar si Gentjan Tanushi, është arrestuar në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi lëvizte me armë zjarri dhe posedonte 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e mbante me qëllim shitjen.

Gjatë operacionit policor të koduar “Reagimi”, i riu ka tentuar të largohet me vrap sapo ka vënë re efektivët, por është kapur dhe ndaluar.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë me krehër dhe municion luftarak, ndërsa në automjetin që përdorte u zbulua sasia e kanabisit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, lënda narkotike, dy telefona celularë dhe automjeti. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”, goditen një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i një rast i shitjes të lëndëve narkotike.  

Lëvizte i armatosur me pistoletë dhe posedonte me qëllim shitjen, 600 gramë Cannabis, kapet në flagrancë në qytetin e Lezhës dhe arrestohet 20-vjeçari.      

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak, lënda narkotike, 2 celularë dhe 1 automjet.   

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve për një shtetas që lëvizte i armatosur dhe shiste lëndë narkotike, finalizoi operacionin e koduar “Reagimi”.   

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, banues në Lezhë. 
 
Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Lezhës. Sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga. 

Gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin që ai përdorte, u gjetën 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që ky shtetas dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.       

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 celularë dhe automjeti i 20-vjeçarit.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe