Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kërkimesh nën rrënoja: Ja çfarë e shkaktoi zjarrin në pallat

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi dhe zjarri që përfshiu një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Policia bën me dije se pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 00:40, u gjet trupi i pajetë i pronarit të banesës, 69-vjeçarit Hamit Ibra.

Ndërkohë, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 10 banorë të tjerë të pallatit mbetën të dëmtuar. Ata morën ndihmë mjekësore dhe më pas u larguan nga spitali. Shpërthimi dhe zjarri shkaktuan gjithashtu dëme të shumta materiale.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë prania e një sasie të tepërt gazi në banesën e 69-vjeçarit. Në operacionin për kërkimin e tij u angazhuan Policia e Elbasanit, Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe shërbimet zjarrfikëse.

Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me ekspertët xhenierë të RENEA-s dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijon këqyrjen e vendngjarjes dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe