Mulaj: Trump ishte në dijeni se republikanët do të humbnin zgjedhjet e mesmandatit

Publikuar me datë:

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka analizuar humbjen e republikanëve gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump ishte i vetëdijshëm se partia e tij do të dilte e humbur nga këto zgjedhje.

Mulaj vlerësoi se disfata në zgjedhjet e mesmandatit nuk përbën “fundin e botës”, duke kujtuar se edhe figura të tilla si Bill Clinton dhe Barack Obama kanë arritur të sigurojnë një mandat të dytë presidencial, pavarësisht se partitë e tyre kanë humbur zgjedhjet e mesmandatit gjatë presidencës së tyre.

“Bill Clinton dhe Barack Obama fituan zgjedhjet pasi rikandiduan, duke marrë mandatin e dytë, edhe pse humbën zgjedhjet e mesmandatit. Pra, nuk është fundi i botës. Nuk jam dakord që republikanët dhe zoti Trump nuk e kanë ditur se do t’i humbnin këto zgjedhje. Ai erdhi në pushtet duke thënë se do t’u jepte fund luftërave në botë dhe se nuk do të bënte luftë. Edhe JD Vance, po të shikosh gjithçka që kishte analizuar, thoshte se të gjithë strategët ua kishin thënë se do t’i humbnin zgjedhjet, madje do t’i humbnin shumë, sepse republikanët do të dilnin në zgjedhje, por do të votonin për demokratët. Pra, i kishin paralajmëruar për gjithçka që ka ndodhur. Por unë mendoj se tashmë në lojë, përveç dy kandidatëve me të cilët jemi mësuar, vjen sërish Ron DeSantis, ish-guvernatori i Floridës. Ai me gjasë mund të zërë vendin e Pete Hegseth. I pari që do të bëhet kurban i këtij rezultati, për shkak të çështjes së luftës, pasi mediat amerikane thoshin se ai do të ishte i pari që zoti Trump do të largonte”, tha Mulaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related