Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…

Kanë përfunduar testet toksikologjike për vdekjen e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis. Sipas asaj që raporton Newsbomb, analizat janë kryer në laboratorin mjekoligjor dhe toksikologjik të Universitetit Aristoteli të Selanikut, ndërsa raporti përfundimtar pritet t’u dorëzohet autoriteteve ligjore në Athinë deri të premten, më 6 nëntor.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, në gjakun e këngëtarit janë identifikuar tri substanca të fuqishme: propofol, një anestetik me veprim të shkurtër; midazolam, një qetësues; si dhe flumazenil, një medikament që përdoret si antidot për efektet e midazolamit. Gjithashtu, në analizat toksikologjike janë zbuluar edhe substanca të lidhura me medikamente që jepen me recetë, si dhe përbërës të kategorisë së benzodiazepinave. Raporti, i cili do të përmbajë përqendrimin e substancave në gjak dhe vlerësimin e rezultateve, pritet t’u japë ekspertëve mjekoligjorë të dhëna të rëndësishme për të përcaktuar shkakun e vdekjes së këngëtarit.

Në pritje të analizave histopatologjike
Ndërkohë, ekspertët janë në pritje edhe të rezultateve të ekzaminimeve histopatologjike. Këto rezultate, së bashku me analizat toksikologjike, pritet të ndihmojnë në përcaktimin e mekanizmit që çoi në vdekjen e artistit. Kujtojmë se gjatë autopsisë së kryer më 11 shtator nga mjekët ligjorë Nikolas Kalogrias dhe Konstantinos Kouvaris, në prani të përfaqësuesve të familjes dhe palëve të përfshira, shkaku i vdekjes ishte cilësuar si “i papërcaktuar”.

Për këtë arsye, rezultatet e reja toksikologjike dhe histopatologjike konsiderohen vendimtare për hetimin, pasi pritet të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkakun e vdekjes së këngëtarit grek.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe