Goditje e rëndë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares humbet mundësinë e madhe me dëmtimin e fundit

Publikuar me datë:

Armando Broja nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me Portsmuth. Në javën e kaluar u dëmtua, teksa kështu humbet debutimin e trajnerit Fabio Çelestini.

Goditja e rëndë për Brojën erdhi në momentin më të keq, pasi ndryshimi në stol do të ishte mundësi e re për Brojën. Klubi anglez nuk ka dhënë informacion për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar deri tani.

Trajneri që u largua, Niki Hajen, shprehej fillimisht se ishte diçka serioze. Broja është penalizuar nga dëmtimet shumë në karrierën e tij.

Vetë Bërnli po vuan në Championship. Këtë sezon duket se do të jetë objektiv vetëm mbijetesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related