Ndryshon orari i vizitave në Kalanë Rozafa dhe atë të Lezhës, ja kur do të jenë të hapura për publikun

Publikuar me datë:

Nga 1 nëntori, vizitorët që dëshirojnë të vizitojnë Kalanë Rozafa në Shkodër dhe Kalanë e Lezhës do të duhet të kenë parasysh orarin e ri të funksionimit.

Të dy parqet arkeologjike do të jenë të hapura çdo ditë të javës, nga e hëna në të diel, në fashën orare 09:00–16:00.

Ndryshimi bëhet në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për funksionimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore gjatë vitit 2026.

Edhe pas përfundimit të sezonit veror, dy monumentet historike vijojnë të presin vizitorë vendas dhe të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related