Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mësohet se drejtuesi, një i ri, ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili fillimisht është përplasur me disa objekte anësore dhe më pas është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit, i riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

