Konsultimet për zgjedhjet vendore, partitë i përgjigjen negativisht Begajt, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

Publikuar me datë:

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar forcat politike në konsultime për të përcaktuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa parti kanë bërë të ditur se do të mungojnë në këtë takim.

Partia Demokratike ka bërë të qartë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Presidentit. Me të njëjtin vendim janë shprehur edhe partitë “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të cilat kanë refuzuar pjesëmarrjen. Edhe “Lëvizja Bashkë” ka zgjedhur të mos marrë pjesë në konsultime me presidentin.

Derimë tani, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka konfirmuar praninë në takim, duke u bërë partia e vetme që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të shtetit.

Në përputhje me afatet ligjore, Presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën për zgjedhjet vendore deri më 15 nëntor. Sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale të vitit 2027 duhet të zhvillohen midis datave 15 prill dhe 15 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related