Analisti dhe pedagogu Shpend Gashi ka kritikuar deputeten e pavarur Marjana Koçeku, pasi një gazetë belge e ka cilësuar atë si “fytyra e re e revolucionit shqiptar”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gashi ka vënë në pikëpyetje vlerësimin e bërë për deputeten shkodrane, duke ironizuar kontributin që ajo ka dhënë për të merituar një cilësim të tillë.
“Kjo qenka fytyra e re e revolucionit? Çfarë bëri kjo që shkruajnë për të?”, shprehet Gashi.
Koçeku ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ditët e fundit përmes intervistave mbi protestat e studentëve dhe qëndrimet e saj kundër qeverisë së Edi Ramës.

