Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në transfertë, duke u mposhtur 2-1 nga Vora në ndeshjen e fundit të fazës së parë.
Vendasit kaluan në avantazh me Kasharin në minutën e 16-të, ndërsa Daka vulosi fitoren në të 85-ën. Goli i Balajt nga penalltia ngushtoi diferencën, por shkodranët nuk arritën të shmangnin disfatën.
Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e parafundit me vetëm 8 pikë, ndërsa Vora shkon në kuotën e 11 pikëve.
Çfarë po ndodh me Vllazninë dhe ku po gabon skuadra shkodrane?

