Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i gjykatës ka të bëjë vetëm me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Avokatët kanë bojkotuar prej dy muajsh seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie ndaj rregullores së re të GJKKO-së, e cila nuk u lejon përdorimin e celularëve gjatë seancave dhe jo vetëm.
Pezullimi i vendimit të Dhomës së Avokatisë vjen në këtë kontekst, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit në vijimësinë e proceseve gjyqësore në GJKKO.

