Historia tronditëse/ 25-vjeçarja skoceze vdes në Durrës, pranë kishte vajzën 2-vjeçare

Publikuar me datë:

Nga Stephen Kinninmonth, CENTRAL FIFE TIMES

Janë bërë homazhe për një nënë të re nga Cardenden në Skoci, të cilën e kanë kujtuar si një person “të dashur dhe të shtrenjtë për zemrat e të gjithëve”, e cila ndërroi jetë gjatë pushimeve në Shqipëri, ku kishte udhëtuar me vajzën e saj dyvjeçare.

Ferne King, 25 vjeçe, ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, pasi kishte udhëtuar për një qëndrim të shkurtër në qytetin bregdetar të Durrësit.

Familjarët e saj e kanë kujtuar si një nënë, bijë, motër dhe shoqe shumë të dashur, përpara funeralit të saj javën e ardhshme.

Pas vdekjes së saj, u hap një fushatë për mbledhjen e fondeve me emrin “Bring an angel home” (“Silleni një engjëll në shtëpi”), për të ndihmuar me shpenzimet e kthimit të trupit të saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Fushata ka mbledhur më shumë se 3.800 paund, ndërsa organizatorja Jade Wilson tha se motra e Ferne-s, Saffron, ishte përpjekur ta kthente në shtëpi, por i ishte kërkuar të paguante 10.000 paund.

Në thirrjen për donacione thuhej: “Kjo është një dhimbje dhe stres i jashtëzakonshëm për familjen dhe miqtë që janë prekur nga kjo ngjarje. Ferne duhet të jetë në shtëpi!”

Më tej thuhej: “Zoti ka fituar një engjëll, por shpirti i saj i bukur duhet të kthehet në shtëpi.

“Ju lutemi, çdo shpërndarje e këtij njoftimi ose çdo shumë parash që mund të dhuroni do të vlerësohet jashtëzakonisht shumë, në kujtim të Ferne-s.”

Ajo kishte udhëtuar në Durrës me vajzën e saj dyvjeçare dhe po qëndronte në një banesë me qira kur ndërroi jetë.

Raportime të pakonfirmuara nga mediat lokale shqiptare bëjnë të ditur se Ferne mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një problemi akut kardiak.

Vajza e saj raportohet se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe u vu nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Që atëherë, familjarët e Ferne-s kanë bërë homazhe për nënën e dashur, përpara funeralit të saj.

Në njoftimin mortor thuhej: “Nëna e dashur dhe e shtrenjtë e Sihana-s, bija e dashur e Heather-it dhe të ndjerit Alan, motra plot jetë e Saffron-it, Alistair-it dhe Oscar-it, mbesa e dashur e Jo-s, teze dhe një shoqe shumë e mirë për shumë të tjerë.

“Do të na mungosh shumë, Ferne.”

Funerali i saj do të mbahet në krematoriumin e Kirkcaldy-t të premten, më 6 nëntor, në orën 10:15, ku të afërmit dhe miqtë janë të ftuar të marrin pjesë.

Familja ka kërkuar që të mos dërgohen buqeta me lule, ndërsa donacionet mund të bëhen në ndihmë të shtëpisë së kujdesit për të moshuarit Lomond Court në Glenrothes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vëllai i Igli Tares, Agron Tare paraqitet në SPAK

Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe...

“Do të ndryshojmë ligjin“/ Rama: Bojkoti është i papranueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj bojkotit të mësimit...

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë...