Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Publikuar me datë:

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më 27 tetor 2026 një sërë masash disiplinore ndaj klubeve dhe zyrtarëve, të cilët kanë thyer rregullat gjatë ndeshjeve të fundit.

Ndër të penalizuarit është edhe klubi i Vllaznisë, që është ndëshkuar me një gjobë prej 50 mijë lekësh pas hedhjes së sendeve në fushën e lojës nga ana e tifozëve të saj.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së:

“KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE-së, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë, si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF-ja.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE-së, KF Laçi ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarit të klubit.”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Muzika klasike në Lezhë, recital me piano dhe flaut në Pallatin e Kulturës

Pallati i Kulturës në Lezhë mirëpriti një recital muzikor,...