Humb jetën në Itali 20-vjeçari shqiptar, aksident tragjik gjatë punimeve në rrugë

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Valtopina të Italisë.

Rogert Ajdini, i cili banonte në Trevi, ishte i angazhuar në asfaltimin e rrugës Santa Cristina, ku raportohet se u shtyp nga një rul asfalti që po përdorte. Dyshohet se makina e rëndë është përmbysur, ndonëse shkaqet e saktë mbeten ende të paqarta.

Siç raportojnë mediat italiane, punëtorët e tjerë njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e rënda rezultuan fatale për të riun. Në vendngjarje mbërritën ekipe të ambulancës, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, por përpjekjet e tyre për ta shpëtuar Ajdinin ishin të pasuksesshme.

Karabinierët dhe autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat që sollën përmbysjen fatale të mjetit të rëndë.

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Santa Cristina ishin marrë përsipër nga një kompani ndërtimi e specializuar, me porosi të Bashkisë së Valtopinës.

Lajmi i humbjes së Ajdinit ka tronditur komunitetin. Kryebashkiaku i Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke e quajtur ndarjen e të riut “një tragjedi të rëndë”.

Hetimet mbi ngjarjen mbeten të hapura në pritje të zbardhjes së plotë të shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...