Zbulohet plantacioni i drogës në Maliq, tunel poshtë kotecit të pulave. Një i arrestuar, tjetri në kërkim

Publikuar me datë:

Një metodë e sofistikuar dhe moderne e kultivimit të lëndëve narkotike është zbuluar në Maliq, teksa nën akuzë janë dy persona.

Një ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e drogës, i fshehur poshtë një koteci shpendësh në fshatin Vreshtas të Bashkisë Maliq, është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë, duke çuar në arrestimin e një personi të dyshuar dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Burime zyrtare bënë me dije se në pranga është vënë personi me inicialet K.L., i dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa një tjetër person po kërkohet për disa vepra penale.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas hetimeve të kryera me metoda proaktive.

Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan një ambient të ndërtuar në mënyrë të fshehtë nën një kotec shpendësh, i maskuar posaçërisht për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Hyrja në këtë hapësirë realizohej përmes një strukture të improvizuar që të çonte në një dhomë nëntokësore.

Sipas Prokurorisë, ambienti ishte organizuar në mënyrë profesionale, me mure të veshura me materiale termoizoluese dhe i pajisur me sisteme ventilimi, ndriçimi dhe ngrohjeje. Në të ishin instaluar llampa elektrike speciale, pajisje për kontrollin e temperaturës dhe lagështirës, tubacione për qarkullimin e ajrit, si dhe sistem furnizimi me ujë për ujitjen e bimëve.

Brenda hapësirës u gjetën zona të posaçme për tharjen e kanabisit, ku bimët ishin varur në struktura të improvizuara. Në dysheme u konstatuan dhjetëra vazo të mbushura me dhe, mbetje kërcelli bimësh të prera, si dhe pajisje të tjera të përdorura për kultivimin dhe përpunimin e drogës.

Nga veprimet hetimore u sekuestruan rreth 5.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje dhe e paketuar në doza të vogla, një sasi e vogël e dyshuar kokainë, peshore elektronike, sisteme ventilimi dhe ndriçimi, si dhe një armë në formë pistolete me bombol gazi të kompresuar.

Hetimet zbuluan gjithashtu se ambienti furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme, përmes lidhjes direkte me rrjetin e shpërndarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...