U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur lirimin e 12 personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet.

Vendimi u mor këtë të martë, më 27 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurisë. Për të gjithë personat nën hetim, gjykata caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas vendimit, ata duhet të paraqiten pranë organit përkatës të hënën e parë të çdo muaji, në orare të përcaktuara për secilin. Të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë shkatërrimin e pronës, goditjen për shkak të detyrës, pjesëmarrjen në manifestime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

Për disa prej tyre, dyshimet përfshijnë gjithashtu vepra të tjera penale, si shkatërrimi i pronës me zjarr dhe mbajtja pa leje e armëve. Në vendimin e saj, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të 12-të personave, nëse nuk mbahen për ndonjë çështje tjetër penale.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga njoftimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Diplomat janë bileta për arratisje”/ Studentët me mesazhe simbolike në muret e ministrisë

Mesazhe simbolike dhe ironike janë shfaqur në muret e Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë shkruar sloganet “Diplomat janë bileta për arratisje” dhe “Ministria e çArsimit”. Përmes këtyre mbishkrimeve, ata kanë përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në arsim, duke përdorur ironinë si formë proteste. Në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë së Edi […]