Prefektura e Shkodrës analizon zjarret e verës dhe masat për përballimin e emergjencave dimërore

Publikuar me datë:

Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër ka vlerësuar situatën e zjarreve gjatë sezonit veror 2026, si dhe nevojën për koordinim dhe reagim në kohë për përballimin e emergjencave gjatë dimrit.

Në Prefekturën e Shkodrës është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut, ku në fokus kanë qenë analiza e situatës së zjarreve gjatë sezonit veror 2026 dhe masat që duhen marrë për përballimin e emergjencave gjatë sezonit dimëror.

Gjatë mbledhjes është theksuar rëndësia e përgatitjes paraprake, koordinimit ndërmjet institucioneve dhe reagimit në kohë për të përballuar situatat emergjente.

Një tjetër çështje e vënë në dukje ishte nevoja për përcaktimin e qartë të përgjegjësive të çdo institucioni, shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit dhe vënien në dispozicion të kapaciteteve operacionale për përballimin e situatave të mundshme.

Sipas Prefekturës së Shkodrës, megjithëse emergjencat nuk mund të parandalohen në çdo rast, përgatitja dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për të minimizuar pasojat e tyre dhe për të garantuar sigurinë e jetës, pronës dhe komuniteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I akuzuar në Spanjë për vjedhje me dhunë, arrestohet në Muriqan me qëllim ekstradimin 31-vjeçari

Akuzohet në Spanjë, për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të […]