Aksident në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet drejt Traumës

Publikuar me datë:

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin.

Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related