Ardit Cylybyli ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit për protestuesit dhe rastit të Erjon Vishkullit, i cili u dërgua për kurim në Itali.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Cylybyli e akuzon Ramën për mashtrim, bullizim dhe plaçkitje të qytetarëve, duke e cilësuar si personin që ka marrë peng shtetin shqiptar.
Reagimi vjen pas përplasjes së deklaratave mes kryeministrit dhe familjarëve të të riut të plagosur, të cilët kanë sqaruar se kurimi i tij në Itali u mundësua nga familja dhe miqtë, jo nga shteti.
Cylybyli e mbyll reagimin e tij me akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, duke e lidhur qëndrimin e tij me situatën politike dhe protestat e fundit në Tiranë.


