Përplasje para Kryeministrisë, policia shoqëron disa protestues

Publikuar me datë:

Para Kryeministrisë në Tiranë është shënuar një përshkallëzim i situatës, teksa Policia e Shtetit ka filluar të shoqërojë disa nga protestuesit. Ky zhvillim ndodh në ditën e trembëdhjetë të protestës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Përpjekjet e policisë për të larguar protestuesit nga tubimi kanë sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit, me tensione në rritje mes tyre dhe demonstruesve që vijojnë përpara godinës qeveritare.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se disa persona janë shoqëruar nga policia, megjithatë deri tani nuk është dhënë një informacion zyrtar për numrin e protestuesve të ndaluar apo arsyet konkrete të shoqërimit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related