Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit

Publikuar me datë:

Nga Shkodra dhe bashkitë e tjera të veriut, demokratët janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë.

Degët e Partisë Demokratike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë organizuar nisjen e mbështetësve të tyre drejt kryeqytetit, nga vendet e përcaktuara paraprakisht.

Në prag të protestës, deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, është shprehur se pjesëmarrja në tubimin kundër qeverisë është një përgjegjësi qytetare.

“Të protestosh kundër kësaj qeverie është një detyrë qytetare”, ka deklaruar Hoti.

Demokratët e veriut pritet t’u bashkohen protestuesve të tjerë në Tiranë, në kuadër të tubimit kombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related