Bardh Spahia: “Shkarkimi i drejtorëve, pranimi i dështimit të Ramës, zgjidhja e vetme është dorëheqja e tij”

Publikuar me datë:

Bardh Spahia, deputet i Partisë Demokratike, ka komentuar urdhrin për largimin e drejtorëve, duke e interpretuar si një lëvizje që synon t’i shmangë kryeministrit Rama përgjegjësinë politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia akuzon Ramën se po përpiqet të ruajë pozitën e tij duke sakrifikuar vartësit, ndërsa administrata publike, sipas tij, është e zhytur në korrupsion.

Sipas deputetit demokrat, ndërrimi i drejtorëve nuk ka për të sjellë ndryshim pa largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë, të cilin ai e quan “arkitekti i kriminalizimit të administratës publike”.

Reagimi i plotë:

Urdhri për të shkarkuar drejtorët në bllok është pranimi i dështimit total dhe kolapsit të shtetit kriminal të Edvin Ramës.
Të bësh kurban vartësit hajdutë për të shpëtuar karrigen tënde është njëlloj si të ndërrosh perdet kur shtëpia po të shkrumbohet nga zjarri.

​Një tentativë mjerane dhe qesharake për të arnuar një administratë të kalbur, duke u fshehur pas gishtit e duke bërë sikur i vetmi njeri pa faj në këtë vend është ai që i emëroi, i mbrojti dhe i përdori ata drejtorë. Ka dalur duke kërkuar emra gjithandej por nuk gjen figura të pakonsumuara brenda organizatës që quan parti. E pamundur të gjejë një johajdut në PS!
​
Për sa kohë nuk ikën Edi Rama, shteti i maskave dhe shkopinjve i korruptuar në palcë nuk ka për të ndryshuar kurrë.

​E vetmja zgjidhje për këtë shtet të rrënuar nuk është shkarkimi i cubave të bindur, por DORËHEQJA E MENJËHERSHME e kreut të narko qeverisë, i cili është arkitekti i kriminalizimit të administratës publike.

Ikja e tij është kushti i vetëm për të shpëtuar vendin!
#mestudentët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related