Lapaj kundërshton Ramën për Ergys Llanajn: Gjykata e shpalli arrestimin të paligjshëm, është doktor shkencash dhe i certifikuar nga NATO

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama e përfshiu Ergys Llanajn mes personave që i cilësoi me precedentë penalë, duke e lidhur me protestat e fundit. Por kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër, duke kundërshtuar akuzat dhe duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si kryeministri e paraqiti atë.

Në një reagim publik, Lapaj pretendon se Llanaj u arrestua më 4 janar, por gjykata e shpalli arrestimin të paligjshëm. Sipas tij, më vonë u vendos edhe pushimi i procedimit penal, pasi nuk ekzistonte fakti penal.

“E arrestuan Ergysin në 4 janar. Gjykata e deklaroi arrestimin të paligjshëm. Gjykata vendosi më vonë edhe pushimin e procedimit se fakti penal nuk ekzistonte. Del sot kreu i bandës që e kemi për kryeministër dhe thotë Ergys Llanaj ka precedent penal”, shkruan Lapaj.

Ai ka publikuar gjithashtu të dhëna mbi formimin dhe karrierën e Llanajt, duke deklaruar se ka përfunduar 10 vite shkollim ushtarak, ka shërbyer për 18 vite në ushtri, në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe ka pasur tri certifikata sigurie të NATO-s për 15 vite.

Sipas Lapajt, Llanaj është doktor shkencash në fushën ushtarake, ka tri diploma master shkencor dhe mban titullin avokat.

“Nuk di a gjente sot një njeri më të shkolluar dhe patriot se Ergys Llanaj t’i bënte fletërrufe!”, shprehet ai, duke e mbyllur reagimin me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, të cilin e cilëson si “klloun 2 metra i gjatë”.

Pretendimet për vendimet gjyqësore dhe kualifikimet e Ergys Llanajt janë bërë nga Adriatik Lapaj. Sipas parimit të prezumimit të pafajësisë, një person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Francë/ Protestat sjellin ndryshime, shtyhet ndeshja e PSG

Përballja mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais, e caktuar...