ZVAP Shkodër forcon shërbimin psikosocial, shtohen psikologët dhe punonjësit socialë në shkolla

Publikuar me datë:

Më shumë mbështetje për nxënësit, me synim parandalimin e konflikteve dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Siguria në shkolla dhe krijimi i një mjedisi të shëndetshëm për nxënësit janë në fokus të masave që po ndërmerr Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) Shkodër. Një nga drejtimet ku po punohet është zgjerimi i shërbimit psikosocial, përmes shtimit të numrit të psikologëve dhe punonjësve socialë.

Drejtuesit e ZVAP Shkodër bëjnë me dije se janë duke u zbatuar një sërë masash për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore. Aktualisht, këto masa përfshijnë dhjetëra shkolla, ndërsa synohet që të shtrihen gradualisht në të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër.

Drejtoresha e ZVAP Shkodër, Brisela Kadija, bën të ditur se gjatë këtij viti shkollor është rritur numri i specialistëve të shërbimit psikosocial, të cilët tashmë janë të pranishëm në më shumë se 30 shkolla publike të bashkisë.

Përmes këtij shërbimi synohet që vështirësitë me të cilat përballen nxënësit të evidentohen në kohë, duke ndërhyrë për parandalimin e konflikteve, bullizmit dhe problematikave të tjera që mund të ndikojnë në ecurinë e tyre shkollore dhe mirëqenien emocionale.

Forcimi i këtij shërbimi shihet si një element i rëndësishëm për mbështetjen e nxënësve dhe për krijimin e një klime më të sigurt në shkolla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related