Një jetë në uniformën blu, Myzafer Leku mbyll karrierën në Policinë e Shkodrës

Publikuar me datë:

Pas 41 vitesh në shërbim të qytetarëve te Shkodres, dhe Policisë së Shtetit, polici i Shkodrës, Inspektor Myzafer Leku, ka mbyllur karrierën e tij, duke u vlerësuar për kontributin dhe përkushtimin ndër vite.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues Akil Kalo, i dorëzoi Inspektor Lekut Certifikatën e Karrierës me motivacionin:

“Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Gjatë 41 viteve në uniformën blu, Myzafer Leku është dalluar për profesionalizëm, korrektësi dhe integritet të lartë, duke fituar respektin e kolegëve dhe qytetarëve në Shkodër.

Në fjalën e tij, ai falënderoi drejtuesit për vlerësimin dhe u uroi kolegëve suksese të mëtejshme në detyrën e tyre.

Dalja në pension e Inspektor Lekut shënon fundin e një rruge të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për më shumë se katër dekada ai kontribuoi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...