Shiroka prej 3 vitesh me pedonalen e dëmtuar, Bashkia mjaftohet me propagandë

Publikuar me datë:

Shiroka vijon të përballet me probleme të shumta, nga pedonalja e dëmtuar dhe me gropa, te bregu i ndotur i liqenit dhe këndet e pushimit e të lojërave të amortizuara. Sipas denoncimit të Mirsad Bashës prej 3 vitesh nuk është ndërhyrë për riparimin e pedonales, ndërsa kjo zonë, një prej pikave të vizituara të Shkodrës nga turistët vendas dhe të huaj, pret ende vëmendjen e duhur nga bashkia. Denoncuesi kritikon kryetarët Ermira Teliti dhe Benet Beci, duke i akuzuar se i japin përparësi propagandës dhe pamjeve me dron, në vend të zgjidhjes së problemeve konkrete.

Reagimi i plotë

Shiroka prej kohesh asht ne nji gjendje te mjerueshme e pa vemendjen e duhun. Pedonalja e demtume e me gropa, bregu i liqenit i ndotun, stolat e kendi i lojrave te prishun. E nderkohe asht nder pikat ma te vizitume te qytetit, si prej turisteve vendas, ashtu edhe prej atyne te huj.

Ne vend qe me i ofru kesaj zone sherbimin e vemendjen qe meriton, kryetaret e Bashkise Ermira Teliti dhe Benet Beci, mjaftohen me propagande e pamje me dron me “ba pune”, tu i lane mbas dore problemet reale qe qytetaret dhe vizitoret perballen cdo dite prej kohesh, ne fakt prej 3 vitesh, sepse ka 3 vite qe pedonalja asht demtu.

Ermira Teliti dhe Benet Beci, bani pune konkrete, jo foto ne rrjete sociale!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...