Aurela Gaçe i bashkohet protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, këngëtarja në krah të studentëve!

Publikuar me datë:

Emra të njohur nga bota e artit dhe medias po i bashkohen gjithnjë e më shumë qytetarëve dhe studentëve të mbledhur në shesh.

Mes turmës së protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot janë vërejtur këngëtarja Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj.

Të dhënat nga vendngjarja i tregojnë këto dy figura të njohura pranë qytetarëve të tjerë, teksa marshojnë përgjatë aksit kryesor të Tiranës.

Prania e tyre në mesin e protestës vjen ndërkohë që grumbullimi po zhvillohet në një atmosferë të tensionuar dhe nën masa të shtuara të sigurisë, duke dëshmuar mbështetjen që personalitetet e jetës publike dhe kulturore po i japin kësaj lëvizjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related