Ermal Pashaj: Rama kërcënoi studentët dhe mësuesit, ndërsa në Parlament ka njerëz që nuk dinë të thonë as shtatë fjalë!

Publikuar me datë:

Ndërkohë që rrugët e Tiranës vazhdojnë të jenë në tension për shkak të ndjekjeve dhe përplasjeve të shpeshta, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj ka ngritur akuza të ashpra kundër mënyrës se si po trajtohet reagimi qytetar nga autoritetet.

Pashaj, në deklaratat e tij, ka denoncuar publikisht kërcënimet që pushteti u bën mësuesve dhe të rinjve, si dhe përdorimin e policisë ndaj protestuesve, duke i ndjekur ata në çdo cep të kryeqytetit.

“Kryeministri Rama kërcënoi studentët dhe mësuesit?! Çfarë është kjo narrativë?! Nuk e kuptoj ndjekjen këmba-këmbës të protestuesve nga policia!

Gjithë shteti drejtohet nga një person i vetëm, Rama. Ne si pedagogë protestuam në mbështetje të studentëve. Ata që nuk dinë të thonë 7 fjalë që përmend Rama, Rama i ka në Parlament. Për Ramën pushteti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, u shpreh Pashaj mes të tjerash.

Burimi: News 24

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related