Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, 65 vjeç, ndodhet në gjendje kritike pasi u godit rëndë nga një automjet përpara zyrës së saj elektorale.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, deklaroi se ngjarja dyshohet të ketë qenë një sulm me dashje dhe jo thjesht një aksident.
Incidenti u regjistrua në momentin kur Haines po nxirrte disa sende nga bagazhi i makinës së saj. Në atë çast, një Toyota Land Cruiser me ngjyrë të bardhë e përplasi. E plagosur rëndë, deputetja u transportua me helikopter drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdes intensiv, sipas raportimeve të fundit.
Menjëherë pas ngjarjes, policia vuri në pranga një mashkull 43-vjeçar, të cilin e ndaloi një kalimtar në vendngjarje. Gjatë kontrollit të automjetit, forcat e rendit gjetën një thikë, e cila u sekuestrua si pjesë e hetimeve që po vazhdojnë për rrethanat e incidentit.
Që nga viti 2019, Helen Haines ka shërbyer si deputete e pavarur në Parlamentin australian, duke përfaqësuar zonën elektorale të Indi-t.”

